
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dalë me reagim lidhur me videon që doli nga një tubim, ku ra pre e një ofendimi që i bëhet ish-Presidentes Vjosa Osmanit në rrjete sociale duke e quajtur “frizerkë”.
Konjufca ka thënë se asnjë diskutim i tij nuk ka pasur të bëjë me Osmanin dhe se iu pre videoja.
Megjithatë, ka kërkuar falje.
“Të gjithë ata që më njohin, e edhe vetë znj. Osmani, me të cilën kam bashkëpunim të gjatë dhe respekt të ndërsjellë, të cilin e ruaj edhe sot, e dinë qasjen time në politikë. Për çdo rast, të gjithë atyre që ky konstrukt i inxhinieruar i luftës speciale i ka lënduar, u kërkoj ndjesë”, ka shkruar Konjufca.