VIDEO| Vetura bie poshtë rrugës në Kaçanik–Hani i Elezit, në vendngjarje policia dhe zjarrfikësit

11:56 | 03 Shkurt 2026

Në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë katër patrulla të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës dhe nxjerrjen e personave nga vetura.

Po ashtu, dy autoambulanca ndodhen në vendngjarje në pritje për të ofruar ndihmë mjekësore dhe për transportimin e të lënduarve. Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë në veturë dhe as shkalla e lëndimeve të tyre.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje gjatë orëve në vijim./Gazeta10

Komento: