Vidhen 300 euro nga kasaforta e Xhamisë në Kamenicë

08:40 | 07 Prill 2026
vidhen-300-euro-nga-kasaforta-e-xhamise-ne-kamenice

Gjatë ditës së djeshme, një person ka raportuar se përmes kamerave, ka vërejtur një person që kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe me forcë e ka thyer kasafortën ku nga aty ka vjedhur 300€ kesh para (monedha metali).

Rasti ka ndodhur në xhaminë e fshatit Shipashnicë e Poshtme në Kamenicë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori ndërsa rasti ka shkuar në procedurë hetimore.

Komento: