Vidhen 70 mijë euro, policia jep detaje

18:23 | 16 Prill 2019

Rastet e vjedhjeve janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Në një këmbimore dyshohet se janë plaçkitur rreth 70 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Janë plaçkitur valuta të ndryshme në vlerë prej 70 mije eurosh. Rasti është raportuar në orën 08:10”, ka thënë ai.

Gashi po ashtu ka bërë të ditur se rasti është duke u cilësuar si vjedhje e rëndë teksa Policia është duke u merrur me hetime të mëtutjeshme.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person

Komento: