Vidhen para në një pompë derivatesh në Vushtrri

10:16 | 08 February 2022

Hajnat e armatosur vjedhin para në një pompë derivatesh në Vushtrri.

Tre të dyshuar të armatosur kanë hyrë në një pompë të derivateve në fshatin Stanofc i Epërm, dhe kanë vjedhur 350 euro para të gatshme.

Rastin në polici e ka lajmëruar punëtori i kësaj pompe.

Të dyshuarit pasi kanë kryer vjedhjen kanë hyrë në veturë dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve, aty kishin shkuar tre persona të panjohur dhe të maskuar të cilët nën duke e kanosur me një armë dhe një thikë ia kishin grabitur 350 euro para të gatshme dhe më pas me një veturë kishin ikur në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: