Vidhen pjesë të bakrit dhe kabllo të rrymës në një fabrikë në Leposaviq

10:38 | 26 November 2024
vidhen-pjese-te-bakrit-dhe-kabllo-te-rrymes-ne-nje-fabrike-ne-leposaviq

Një burrë në Leposaviq ka njoftuar policinë se dikush ka thyer derën e fabrikës së tij, e cila është jashtë funksionit dhe nga aty kanë arritur të marrin pjesë nga bakri dhe kabllo të rrymës.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Leposaviq 25.11.2024-13:20. Ankuesi mashkull/kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer derën e fabrikës së tij, e cila është jashtë funksionit dhe nga aty kanë arritur të marrin pjesë nga bakri dhe kabllo të rrymës. Rasti ndodhet nën hetime nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: