Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se i është vjedhur minibusi i parkuar.
Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur minibusi të cilin e kishte lënë të parkuar. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.