Një veturë është vjedhur në Prishtinë.
Rastin në Polici e ka raportuar ankuesi mashkull.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE E VETURËS
Fsh. Bardhosh, Prishtinë 01.01.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kishin vjedhur veturën të cilën e kishte të parkuar. Rasti nën hetime.