“Është fenomen, vlen 200 milionë euro” – Vieri vlerëson lartë Maignanin.
Gazzetta dello Sport një ditë pas fitores së Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Napolit (1-0),kishte fjalë të mëdha për portieri Mike Maignan.
“Është thjesht portieri më i mirë në kampionatin italian dhe jo vetëm”.
Francezi ishte autor i një paraqitjeje të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe një pritje mbresëlënëse me refleks në fund të ndeshjen nga Giovanni Di Lorenzo.
Portieri u vlerësua nga ish-sulmuesi Christian Vieri, duke thënë se ai është një fenomen dhe vlen 200 milionë euro.
“Është një fenomen. Kur je në stadium, mendon se ai nuk do të pësojë kurrë gol. Ai u ble 15 milionë euro? Sot vlen 200. Unë e vendos me emra si Ronaldo, Messi, Zidane…”.
“Këta janë lojtarë që të sjellin triumfet, ma besoni. Nëse nuk do të ishte lënduar këtë vit, Milani do të kishte 10/12 pikë më shumë”, ka thënë Vieri në kanalin e tij në Twitch.