Vihet gurthemeli në objektin e katërt të Linda Premium Residence

13:08 | 08 Dhjetor 2018

Linda Premium Residence që po ndërtohet në Prishtinën e Re po bëhet realitet.

Kjo pasi të premten i është vënë gurthemeli i objektit të katër me radhë të këtij kompleksi gjigant që do ta zbukurojë kryeqytetin tonë.

E punuar nga njëra ndër kompanitë me të mëdha në Kosovë, Al Trade Center, Linda Premium Residence do të jetë ëndërr e bërë realiet për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një jetë të qetë e me siguri të lartë në banesën e tyre.

Ky kompleks gjigant po ndërtohet me standardet më të larta të ndërtimit, duke e bërë kështu kompleksin më madhështor që po jetësohet në Prishtinë.

Kompleksi gjendet buzë rrugës A që lidhet me rrugën B dhe me qendrën, si një zonë tejet me perspektivë në kryeqytet.

Linda Premium Residence po jetësohet me hapa të shpejt dhe banesat tashmë po shiten me intensitet të lartë. /ORAinfo/

Për më shumë kontaktoni në:

080077770 (pa pagesë) dhe +38649777127, 0038649216530

info altradecenter com

altradecenter com

Komento: