Vihet në pranga personi që kërcënoi me jetë deputetin Haxhi Shala

16:35 | 25 Mars 2020

Është prangosur personi që ka kërcënuar me jetë deputetin Haxhi Shala.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore.

Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Shemsi Jonuzi, i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Komento: