Java e korrikut në Kosovë nis me temperatura të larta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do
të mbajë mot me temperatura të larta.
Sipas IHMK-së temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celcius.
Siç njofton IHMK, java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të lartë.
Të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.