Vijnë temperaturat pranverore – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vijnë temperaturat pranverore

08:09 | 15 Mars 2019

Merr fund i ftohti, nga sot ndryshojnë temperaturat.

Ditët e ftohta në vendin tonë kanë marrë fund.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat sipas IHK-së do të shënojnë ngritje graduale në të dy vlerat ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-17 gradë Celsius.

Era do të vazhdoj ta mbajë drejtimin e veriut dhe jugperëndimit, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 6m/s.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!