Vijon numri i lartë i rasteve të reja me koronavirus në Itali

18:18 | 13 Shtator 2020

Vazhdon numri i lartë i të infektuarve nga Covid-19 në Itali.

Italia ka raportuar 1,458 raste të reja me koronavirus përbrenda 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të dielën.

Shteti evropian ka regjistruar edhe shtatë vdekje të reja lidhur me virusin korona, duke çuar kështu shifrën e përgjithshme të jetëve të humbura nga Covid-19 në 35,610.

Në ndërkohë, numri total i të infektuarve me virus ka arritur në 287.753.

Në anën tjetër, 213,634 persona janë shëruar në Gadishull nga sëmundja që vjen nga familja e viruseve SARS-Cov2.

Komento: