Vazhdon trendi i numrave të lartë të të infektuarve me Covid-19 në Itali.
Italia ka raportuar 1,365 raste me koronavirus në periudhën e fundit 24-orëshe, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të dielën.
Në statistikat ditore të publikuara nga MSH-ja italiane, figurojnë edhe katër vdekje të tjera në periudhën një-ditore, duke çuar kështu bilancin e përgjithshëm të jetëve të humbura nga Covid-19 në 35,477, shkruan lajmi.net.
Siç raporton mediumi italian la Republicca, përgjatë 24-orëve Gadishulli ka arritur t’i kryejë 81,723 teste për diagnostikimin e Covid-19, respektivisht 81,263 teste sesa Kosova (46).
Shteti evropian aktualisht ka 24,205 të infektuar aktiv me virusin korona.