Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Celsius

22:08 | 25 October 2024
vikendi-me-diell,-temperaturat-shkojne-deri-ne-22-grade-celsius

Moti gjatë vikendit do të jetë me diell me temperatura që arrijnë deri në 22 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-3m/s”.

Komento: