Vikendi me mot të ndryshueshëm – sa nxehtë po aq ftohtë

08:14 | 27 Shtator 2024
vikendi-me-mot-te-ndryshueshem-–-sa-nxehte-po-aq-ftohte

Në Kosovë, gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të shtunën, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet ditë e nxehtë me temperatura deri në 29 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

Por të dielën, temperaturat bien drastikisht, deri në 15 gradë Celsius.

“Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29gradë Celsius. Do të fryjë erë, kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin. Në fushat termike do të ketë ulje të ndjeshme, kryesisht atyre maksimaleve .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: