Për sot gjatë ditës parashikohet të ketë reshje të shiut e vetëtima.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot paralajmëron mot të ndryshueshëm dhe jostabil.
Do të ketë rreze dielli, por edhe vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë celsius.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje. Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes me shpejtësi deri 8m/s.