Viktima me e re nga koronavirusi një foshnjë dy muajsh

15:37 | 18 Maj 2021

Foshnja dy muajshe viktima më e re nga koronavirusi.

Shënohet viktima më e re e pandemisë së koronavirusit në Tajlandë.

Bëhet fjalë për një foshnje dy muajshe, midis 35 personave që vdiqën nga Covid-19, në 24 orët e fundit në Tajlandë.

Sipas medieve vendase, foshnja kishte probleme shëndetësore në zemër.

Tajlanda sot njoftoi 2,473 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në vend në
113,555 që nga fillimi i pandemisë.

Komento: