
Një burrë, shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën dje në Vragoli të Fushë Kosovës pasi u godit nga veturë.
Policia në raportin 24-orësh tha se dyshohet se shoferi e kishte goditur atë nga pakujdesia.
“Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 24.07.2026 – 03:00. Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën-këmbësor mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”.