Viktimat në Papa Guinenë e Re, Osmani: Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj

13:33 | 27 Maj 2024
viktimat-ne-papa-guinene-e-re,-osmani:-kosova-eshte-e-gatshme-te-ofroje-mbeshtetjen-e-saj

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat në Papa Guinenë e Re si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social X, ka theksuar qëndrojnë afër me popullin dhe Qeverinë e Papa Guinesë së Re.

“Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj për të ndihmuar në kapërcimin e këtyre kohërave zemërthyese për popullin e Papua Guinesë së Re”, ka thënë Osmani.

Komento: