Vuçiq tha se me shqiptarët e Kosovës, Serbia ka problem politik.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq vazhdon ta përmend Kosovën në secilin tubim që ai mban para masës në Serbi.
Sot kur në Serbi u bënë publike investimet milionëshe nga Kina, Vuçiq zuri ta përmendte problemin me Kosovën, transmeton lajmi.net.
Ai tha se me shqiptarët e Kosovës, Serbia ka problem politik.
Sipas tij, shteti serb po përballet me njerëz të cilët nuk mund të diskutosh dhe të cilët mendojnë se çdo gjë mund të kryhet në rrugë jashtëligjore.
“Ne kemi problem politik me shqiptarët e Kosovës. Ne po mirremi me njerëz me të cilët nuk mund të dialogosh dhe të cilët mendojnë se çdo gjë është e mundur të arrihet përmes rrugëve jo ligjore”, ka thënë Vuçiq.
Madje sipas tij, shqiptarët në Kosovë mendojnë se mund të arrijnë edhe persekutimin e serbëve.
“Ata mendojnë që është e mundur t’i persekutojnë serbët dhe të bëjnë gjithçka çka është e mundur kundër Serbisë”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në Beograd ka qëndruar Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.
Ai ka thënë se Serbisë nuk mund t’i bllokohet rruga drejtë BE-së pa e arritur një marrëveshje me Kosovën, mirëpo se ka shtuar se nuk ka arsye për bllokimin e dialogut.