
Peter Magyar, lideri i opozitës hungareze, ka thënë se kryeministri Viktor Orban e ka uruar partinë e tij për “fitoren” e saj.
Në një postim në Facebook, Magyar shkroi: “Kryeministri Viktor Orban na përgëzoi për fitoren tonë nëpërmjet telefonit”, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër vetë Orban e ka pranuar këtë në një fjalim para mbështetësve, duke u thënë atyre: “Rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe i dhimbshëm”.
Orbán u ka thënë mbështetësve se detyra e tyre është e qartë: “Ne nuk kemi peshën e qeverisjes së vendit, kështu që duhet të rindërtojmë komunitetet tona”.
Zgjedhjet në Hungari, sondazhet sugjerojnë se Péter Magyar po shkon drejt një fitoreje të madhe
Ai falënderoi dy milionë e gjysmë votues që kanë votuar për partinë e tij Fidesz deri më tani dhe premtoi se ata nuk do të zhgënjehen kurrë.
“Ne nuk dorëzohemi kurrë, kjo është një gjë që njerëzit e dinë për ne, ne nuk dorëzohemi kurrë. Ditët që na presin janë për ne që të shërojmë plagët tona”, shtoi ai.
Edhe sondazhet e realizuara deri më tani e nxjerrin fitues partinë e Peter Magyar, i cili po arrin që ta rrëzojë nga pozita Orbanin i cili prej 16 vitesh udhëhoqi me Hungarinë. /Telegrafi