Në këtë vil do ta pres vitin e Ri kryeministri anglez.
Kryeministri anglez, Boris Xhonson, dhe e dashura e tij, Keri Simonds, kanë mbërritur te vila e tyre në Karaibe, e cila kushton 23 mijë euro për një fundjavë.
Ky ishull ekskluziv, i quajtur Mustik, ndodhet në arkipelagun e Sent Vinsent dhe Grenadines dhe njihet për rërën e bardhë e detin e mrekullueshëm.
Vila me gjashtë dhoma, ku kryeministri do të çlodhet pas fushatës, ndodhet në majë të një kodre dhe ka pamje fantastike nga ishulli dhe oqeani.