Vildane Zeneli provokon me poza sensuale për Shën Valentin

22:29 | 14 Shkurt 2026

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve.

Në ditën e Shën Valentinit, ajo ka publikuar një foto mjaft provokues në InstaStory, ku shfaqet me të brendshme, duke vënë në pah linjat trupore, shkruan IndeksOnline.

Postimi është shoqëruar me atmosferë intime dhe muzikë në sfond, duke lënë të kuptohet se modelja po e feston ditën e të dashuruarve në mënyrën e saj.

Zeneli, e cila prej vitesh jeton dhe vepron jashtë vendit, njihet për paraqitjet e saj joshëse dhe stilin e veçantë që shpeshherë komentohet në media rozë.

Si gjithmonë, edhe kësaj radhe, ajo ka arritur të marrë vëmendjen e fansave me postimin e saj të fundit.

Komento: