Vinçi me parregullsi, Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj

17:10 | 03 Gusht 2026
vinci-me-parregullsi,-inspektorati-i-punes-ndalon-punimet-ne-nje-objekt-ndertimi-ne-ferizaj

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se i ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj.

Inspektorati tha se gjatë një inspektimi ka konstatuar parregullësi në montimin e vinçit, të cilat u vlerësuan se paraqesnin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

“Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Ferizaj, ka konstatuar parregullësi tek montimi i vinçit , duke paraqitur rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye, Inspektorati tha se mori vendim për pezullimin e punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve ne kete deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Qendror i Punës tha se “mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës” dhe apeloi te të gjithë punëdhënësit që “të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”.

Komento: