Viola von Cramon: Dakordimi për planin evropian do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në BE

11:41 | 28 February 2023

Cramon: Dakordimi për planin evropian do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në BE.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e ka mirëpritur pranimin e propozimit të planit evropian nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Në një shkrim Cramon ka thënë se tani duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshjen.

“E mirëpres ngrohtësisht pranimin e Propozimit – Marrëveshjes BE për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje”.

Tutje Cramon tha se pret që dialogu të këtë përshpejtim dhe konsturktivitet duke theksuar se kjo është kjo do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Prandaj pres negociata konstruktive dhe nënshkrim të shpejtë të Udhërrëfyesit të Zbatimit, pasi ajo do të zhbllokojë me të vërtetë perspektivën e anëtarësimit në BE”, shkroi Cramon.

Ndërkaq, takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiq pritet të mbahet me 18 mars në Shkup.

Komento: