Viola von Cramon e ashpër: Frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së janë skeptike për liberalizmin e vizave për Kosovën

10:52 | 03 November 2022

Von Cramon: Frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së janë skeptike për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se është shumë frustuese se disa vende si Franca, por edhe të tjera në BE janë skeptike për sa i përket mosliberalizimit të vizave për Kosovën.

Këtë deklaratë eurodeputetja e ka dhënë në panelin e “Procesi i Berlinit 2.0”, ka raportuar Deutsche Welle.

“Është shumë frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t’i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës, përderisa Kosova i ka plotësuar kriteret. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim”, ka thënë von Cramon.

Ajo ka thënë se kosovarët e kanë shumë të nevojshme që të lëvizin lirshëm.

Komento: