Violeta Rexhepagiqit i jepet lamtumira e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Violeta Rexhepagiqit i jepet lamtumira e fundit

15:53 | 18 Prill 2020

I jepet lamtumira e fundit Violeta Rexhepagiqit.

Është varrosur gazetarja dhe këngëtarja, Violeta Rexhepagiqi.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka njoftuar se sot është varrosur Violeta Rexhepagiqi.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin familja e ngushtë e Rexhepagiqit si dhe ministrja Dumoshi.

“Sapo i dhamë lamtumirën e fundit Violeta Rexhepagiqit. Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte familja e ngushtë e saj dhe unë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Violetën do ta kujtojmë përherë, të dashur, të qeshur e përjetë të gjallë në kujtimet tona. U prehsh në dritën tënde, Violetë!”, shkruan Vlora në Facebook.

Gazetarja, këngëtarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi ndërroi jetë mëngjesin e 16 prillit.

Komento: