Violetë Kukaj kaq bukur duket me veshje sportive

08:38 | 06 Janar 2020

Ja si duket Violetë Kukaj me veshje sportive.

Ndryshe nga herët e tjera Violetë Kukaj është ndër këngëtaret, e cila për dekada me radhë ka argëtuar publikun me këngët e shumta.

E rregulluar deri në detaje ajo shihet në çdo paraqitje që ka, ndërsa së fundmi në imazhe ajo është shfaqur më ndryshe.

Artistja ka publikuar dy fotografi së fundmi, në të cilat shihet me veshje sportive, shkruan rtv21.

E veshur me veshje të zeza dhe me kapelë të bardhë, këngëtarja duket bukur në fotografitë që ka publikuar dje.

Kujtojmë që, kënga e fundit e Violetës është “Pranvera”, e publikuar më 14 dhjetor, e cila deri tani në Youtube ka mbi 200 mijë klikime.

Komento: