Violetë Kukaj vesh uniformën e UÇK-së për t’i kënduar Hamëz Jasharit

10:34 | 05 March 2019

Violeta Kukaj i është rikthyer këngëve patriotike.

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Violetë Kukaj ka publikuar një projekt mjaft të veçantë, për heroin Hamëz Jashari.

Kënga titullohet “Hamëz Jashari” dhe është shoqëruar me videoklip të realizuar në Prekaz, ku këngëtarja paraqitet me uniformë të UÇK-së, shkruan rtv21.

Për anën vizuele është përkujdesur produksioni Redmedia, për tekstin Rexhep Hasani, për muzikën Naim Gjoshi, ndërsa për orkestrimin Xhevdet Gashi. Ky projekt i këngëtares është piblikuar dje, pikërisht në 21 vjetorin e rënies historike të familjes Jashari.

Këngëtarja edhe më herët ka sjellur projekte patriotike, ndër të cilat veçohet “Ai është gjallë”, të cilën ia ka dedikuar Adem Jasharit.

Në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars do të organizojë manifestimet tradicionale të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

https://www.youtube.com/watch?v=3fknxqjIIR8

Komento: