Virusi i ri “Florona”, konfirmohet rasti i parë në botë

14:05 | 01 January 2022

Konfirmohet rasti i parë në botë me sëmundjen e re “Florona”

Një sëmundje e re është shfaqur në Izrael, të cilës i është vendosur emri “Florona”.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se kjo sëmundje ështi infeksion i dyfishtë mes Covid-19 dhe gripit, përcjell Demokracia.com.

“Sëmundja e dyfishtë” është konfirmuar për herë të parë tek një grua shtatëzënë e cila kishte shkuar në spital për të lindur.

Megjithatë, deri më tani ka shumë pak detaje rreth këtij infeksioni, pasojat dhe simptomat që shkakton ai.

Aktualisht, nuk janë konfirmuar raste të reja me “Florona”.

Komento: