Anëtari i Kryesisë së LDK-së tregon se janë takuar me struktura e veprimtarë të disa nëndegëve të partisë së tij në Komogllavë.
Azemi njofton se ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen LDK-ë dhe programit të tyre ‘Rruga e Re’.
“E filluam mbarë këtu për të vazhduar rrugëtimin tonë në secilën lagje e nëndegë. Diskutuam për hapat që do të ndjekim për të forcuar praninë tonë në terren. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për t’i angazhuar ata në programin tonë politik “Rruga e Re”. Do të kemi edhe takime të tjera, duke u lidhur ngushtë me njerëzit dhe duke ndarë me ta vizionin tonë për të ardhmen. Këto aktivitete janë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë që na pret”, shkroi ai.
Azemi shton se ‘Bashkë, do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Le të bashkohemi në këtë mision të rëndësishëm!”.