Visar Azemi: Kosova dhe mërgata janë një, mbi 25 mijë mbështetës të regjistruar për të votuar janë tanët

11:08 | 24 Dhjetor 2024
visar-azemi:-kosova-dhe-mergata-jane-nje,-mbi-25-mije-mbeshtetes-te-regjistruar-per-te-votuar-jane-tanet

Visar Azemi, kryetari I degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, ka deklaruar se mërgata është shtylla e Kosovës si dhe e vetë e LDK-së

Ai ka deklaruar edhe se nga 60,000 bashkatdhetarë të cilët janë regjistruar për të votuar, mbi 25,000  nga ta janë mbështetës të kësaj partie.

‘‘Mërgata, shtylla e Kosovës dhe LDK-së!

Nga 60,000 bashkatdhetarë të regjistruar për të votuar, mbi 25,000 janë mbështetës tanë.

Kjo është dëshmi e fuqisë dhe besimit që mërgata ka ndaj LDK-së – partisë që gjithmonë ka qenë pranë qytetarëve.

Kosova dhe mërgata janë një!’’, ka shkruar Azemi.

 

 

 

Komento: