Visar Azemi: Parisi dhe Egzoni nuk janë vetëm, shfaqën korrupsionin e qeverisë – kjo po i dhemb shumë partisë në pushtet

21:08 | 22 November 2024
visar-azemi:-parisi-dhe-egzoni-nuk-jane-vetem,-shfaqen-korrupsionin-e-qeverise-–-kjo-po-i-dhemb-shume-partise-ne-pushtet

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi i ka përkrahur Paris Gurin dhe Egzon Pacolli, pas kallximit penal që iu është bërë nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Azemi tha se Guri e Pacolli ‘mund të paditen nga ky pushtet i propagandës, por asnjëherë nuk ndalen’.

“Ata shfaqën korrupsionin e kësaj qeverie të paaftë, dhe mbase kjo iu dhembi shumë partisë në pushtet.

Ndryshimi po vjen dhe mos harroni se do ta ktheni çdo cent të vjedhur”, tha Azemi.

Komento: