
Visar Ymeri ka folur për Albin Kurtin, duke thënë se ai është një person i vështirë.
Ish- kryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka komentuar personalitetin e Kurtit, derisa ka vleresuar se është i vështirë bashkëpunimi me të.
Sipas tij, Kurti e sheh vetën si shumë të rëndësishëm vetën në politikë, ai thotë se aktivistët e kësaj partie e mbivlerësojnë Kurtin sepse mënyra më e mirë e tyre është investimi i tyre në Kurtin për ti fituar zgjedhjet.
Ai ka cekur se Kurti e sheh veten si dikush që e ka porosinë kryesore.
“Është e vështirë me bashkëpunu në formë të partneritetit, historikisht e sheh vetën si njeri shumë të rëndësishme në politikë, e sheh vetën si një, si dikush që e ka porosinë kryesore, si pejgamerë. Shihet që ka një mbivlerësim nga aktivistët, sepse mënyra më e mirë me i fitu zgjedhjet është me investu në të”, tha ai.