Visari rrëfen momentet e fundit të babait pas sulmit në zemër dhe tru – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Visari rrëfen momentet e fundit të babait pas sulmit në zemër dhe tru

21:17 | 23 Nëntor 2020

Djali i Ismet Pejes rrëfen momentet e fundit të babait pas sulmit në zemër dhe tru.

Sot u dha lamtumira e fundit ndaj ikonës së muzikës së vjetër qytetare, Ismet Peja.

Visar Peja thotë se simboli i muzikës së vjetër qytetare, në datën 2 nëntor kishte pasur një sulm të dyfishtë, në tru dhe zemër.

Visar Peja ishte e ftuar në një linjë direkte për RTV Dukagjinin ku edhe deklaroi, “Ishte fat i babit që të nxirrej nga ajo situatë e vështirë.

Por kur e kuptuam se kishte pasur edhe sulm në zemër atëherë as mjekësia nuk kishte çfarë të bënte dhe vendosëm që ditët e fundit t’i kalojmë së bashku në shtëpi në Gjakovë”.

Kurse Visar Peja vazhdoi duke thënë se vdekja e babait të tij nuk ka lidhje me ndonjë infektim nga Covid-19.

“Babi po shqetësimit kardiak e ka pasur edhe shqetësimin e quajtur “moshë”. Ishin në pyetje 83 vjet dhe një ditë trupi i njeriut fillon të shpenzohet dhe një ditë të gjithë do të kemi fatin e babës”, tha më tej Visar Peja.

Komento: