
Ajo nuk e ka ndërmend të plaket.
Afërdita Paqarada ka zgjedhur të pushojë në bregdetin e Malit të Zi, ndërsa nuk ka kursyer fotografitë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi në rrjete sociale, ku u shfaq në bikini teksa po merrte rreze dielli në bregdet.

“Perëndimi është ngjyra ime e preferuar”, ka shkruar ajo mbi fotografinë, në të cilën mori shumë komente dhe pëlqime nga ana e ndjekësve.
Përkundër asaj që vitet ecin, Afërdita vazhdon të jetë në top-formë, e këtë e dëshmon me fotografinë e fundit.
