2018-ta shënon vitin më të suksesshëm në historinë e aeroportit ‘Adem Jashari’.
Më një performancë rekorde, mbi 2.162.000 udhëtarë kanë shërbyer e janë realizuar afër 16.000 fluturime civile.
“Fluturimet u realizuan nga shumë kompani ajrore në mbi 30 destinacione të shërbyera direkt. Mesatarisht në 2018 përgjatë një dite kishim 6,000 udhëtarë e 44 operime ajrore.
Në raport me vitin e kaluar këto shifra japin rritjen prej 15% në udhëtarë e 11% në fluturime”, bëhet e ditur nga menaxhmenti Aeroportit të Prishtinës.