Viti i Ri e ktheu sërish frikën në shpirtin e shqiptarëve.
Viti 2019 mori me vete shumë të këqija, por mesa duket jo tërmetin.
Mbrëmja e ditës së parë të vitit të ri 2020 ka kthyer në Korçë frikën nga lëkundjet sizmike.
Sipas IGJEUM, një tërmet me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter me epiqendër Bilishtin dhe thellësi 21 km është regjistruar rreth orës 18:55.
Në të njëjtën kohë edhe në Greqi, konkretisht në Kretë, është regjistruar një tërmet 4.3 i shkallës Rihter me thellësi 5 km.