Viti 2023- e gjeti Ferizajn me më pak dekorim, por me më shumë festë

23:55 | 01 January 2023

2023-ta e gjeti Ferizajn me më pak dekorim, por me më shumë festë.

Kriza globale që karakterizoi vitin s`mbeti pa lënë gjurmë edhe në natën e fundit të tij.

Pak orë para mbylljes së 2022-ës, pazaret me fishekzjarre në Ferizaj, s`ishin më të kënaqshmet.

Ndryshe nga më parë, sivjet edhe dekorimi ishte konform efiçiencës, por kjo s`ndaloi ferizajasit që ndërrimin e moteve ta presin në shesh.

Teksa mesnata afrohej, edhe turma e njerëzve që po prisnin zbardhjen e qiellit rritej. Ndriçimin shumëngjyrësh po e shijonte edhe një shqiptar nga Tetova.

Të mëdhenj e të vogël kishin gojën plot me urata kur akrepat ishin një mbi një.

Derisa në qiell po shpërthente drita në tokë dëshirat po vazhdonin. As këtë herë nuk munguan as mërgimtarët nga Gjermania.

Si çdo herë për sigurinë publike kujdesej policia që zuri vend në qendër, teksa me zvogëlimin e krismave të petardeve e raketave, u reduktua edhe numri i atyre që po festonin këtu.

Komento: