Sot nis viti i ri shkollor 2019/2020.
Sot në të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës fillon viti i ri shkollor 2019/2020.
Institucionet kompetente të arsimit në Kosovë kanë se deklaruar se janë krijuar kushtet që më 2 shtator të fillojë viti i ri shkollor, 2019/2020.
Dita e parë mësimore për nxënësit dhe mësuesit është ditë feste dhe e rëndësishme posaqërisht për ata që për herë të parë regjistrohen nëpër shkolla.
Edhe gjatë këtij viti të gjitha tekstet mësimore do të jepen falas për nxënësit e shkollës fillore.
Por, edhe më 2 shtator, pavarësisht deklaratave të Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Arsimit se mësimi do të fillojë pa ndonjë shqetësim të veçantë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar reagim nëse nuk zgjidhet problemi i mbylljes së disa shkollave në Komunën e Kamenicës.
Për shkak të këtij problemi, në këtë komunë, mësimi mund të mos fillojë më 2 shtator, por nëse Institucionet përgjegjëse nuk gjejnë zgjidhje sipas SBASHK mund të vihet në pikëpyetje mbarëvajtja e mësimit në gjithë Kosovën.