Vitia: Buxheti për Shëndetësi është trefishuar, pjesa më e madhe e tij i kushtohet Onkologjisë

14:08 | 21 November 2024
vitia:-buxheti-per-shendetesi-eshte-trefishuar,-pjesa-me-e-madhe-e-tij-i-kushtohet-onkologjise

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se buxheti i kësaj ministrie për vitin 2025 është trefishuar, madje në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit është rritur për 20 për qind.

Tutje, ministri shton se shumica e buxhetit është për Klinikën e Onkologjisë, ku do futen terapi kryesisht për kancer të gjirit dhe melanomë.

“Nga viti 2021, tashmë është trefishuar buxheti i barnave esenciale, dhe për vitin 2025 ky buxhet është rritur edhe për 20 për qind, ku pjesa më e madhe e këtij buxheti është për pjesën e Klinikës Onkologjike, ku do të futen terapi, sidomos në raport me kancerin e gjirit dhe melanomën, por jo vetëm”, tha Vitia.

“Thash të ju njoftoj se është një shifër mbi 5 milionë euro, të cilat do të përfshihen edhe në zgjerimin e indikacioneve të barnave ekzistuese por edhe në futjen e barnave të reja në këtë listë të re esenciale për vitin 2025”./Gazeta10

Komento: