Vitia: Kemi filluar 550 mijë euro investime për Klinikën e Oftalmologjisë në pajisje bashkëkohore

15:48 | 08 Dhjetor 2023
vitia:-kemi-filluar-550-mije-euro-investime-per-kliniken-e-oftalmologjise-ne-pajisje-bashkekohore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kanë filluar me investimin e 550 mijë eurove në Klinikën e Oftalmologjisë.

“Kemi filluar investimet në pajisje mjekësore bashkëkohore dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë”, ka shkruar Vitia.

Ai se për fëmijët së shpejti mbërrin aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik tek të lindurit para kohe (retinopatia e prematurëve “ROP”).

Ndërsa, për pacientët rinovime e riorganizime në dy repartet e Klinikës (A dhe B). Sipas tij, në vijim janë dy repartet e tjera (C dhe D) së bashku me sallat operative dhe diagnostikën.

Vitia tha se po vijon “transformimi klinikë për klinikë”.

Komento: