Vitia: Masat antiCOVID përditësohen çdo dy javë

15:56 | 26 Prill 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se masat antiCOVID do të përditësohen çdo dy javë, varësisht nga gjendja me pandeminë.

Ministri Vitia tha se lajmet për gjendjen me pandeminë janë të mira, për shkak të uljes së numrit të infektimeve dhe hospitalizimeve, pro që ende situata nuk është e mirë.

“Jemi munduar që bashkërisht me ministritë përkatëse të mbulojmë vështirësitë që po kalojmë. Duke pasur parasysh shtrëngimin e masave në nivel global, masat e marra, e rekomandimet e bazuara nga institucionet përgjegjëse, ne ishim të obliguar të marrim veprime konkrete. Kjo është periudhë e vështirë për të gjithë ne. Në këtë moment, masat kufizuese janë lehtësuese. Kemi lajme të mira po akoma jo të dëshirueshme. Raportimet flasin se kemi një ulje të rasteve të reja me COVID, ulje të hospitalizimeve dhe ulje të vdekjeve”, ka thënë ai.

Poashtu, ministri Vitia shtoi se ka rritje të numrit të testimeve në 20 ditët e fundit.

Ai theksoi se numri i testimeve është më i madh prej 13.64 përqind.

Komento: