Vitia mban konferencë sot nga ora 17:30

17:17 | 25 Maj 2020

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot do të mbajë konferencë për media bashkë me prijësit fetarë në vend, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSh’ja ka bërë me dije se në konferencë do të marrin pjesë edhe drejtori i IKSHP’së, Naser Ramadani dhe drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha.

Konferenca do të mbahet në ora 17:30, në mjediset e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, bashkë me Kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnave, kreun e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha, do të mbajnë sot më 25 Maj 2020 konferencë për media, duke filluar nga ora 17:30”, thuhet në komunikatë.

Komento: