Vitia: Në ora 20:00, nga ballkonet tona të ndriçojmë me të kaltër për autizmin

17:44 | 02 Prill 2020

Sot është dita botërore e Autizmit.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte nga ora 20:00, të ndriçojnë me ngjyrë të kaltër për nder të ditës së personave me autizëm.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Vitia ka bërë thirrje që t’iu jepet më shumë hapësirë personave me autizëm.

“Sot është dita botërore e Autizmit. Teksa qëndrojmë në shtëpi sot në mbrëmje le të ndriçojmë me të kaltër për të gjithë këta persona të veçantë. Ata munden, t’u japim hapësirë. Në ora 20:00, nga ballkonet tona të ndriçojmë me të kaltër për autizmin”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Komento: