Vitia: Nga e hëna qytetarët do të mund të lëvizin më shumë, tregon cilat biznese do të hapen

15:56 | 30 Prill 2020

Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia ka publikuar pak më parë masat e reaja që do të ndërmarrë qeveria e Kosovës për të kaluar në një normalitet të ri, duke thënë se nga 4 maji qytetarët do të mund të lëvizin më shumë, nga 1.5 orë në 3 orë. Kjo do të ndodh në dy ndërrime, ka shtuar Vitia.

“Do të zgjerohet koha e lirimit të lëvizjes së qytetarëve, nga 90 minuta në ditë, në tre orë në dy orare (para dhe pas dite)”, ka thënë ministry Vitia.

Ai tutje ka thënë se do të ketë edhe hapje të biznesve ndërtimtari dhe patundshmëri , tregti e autmjeteve pjesërisht, ajo me pakicë, riparimi, zyret e konsulencës me lista.

“Me masat e reja konsiderojmë të lirojmë ekonominë, por këto masa mund të jenë të suksesshme vetëm me bashkëpunimin tuaj”, tha Vitia.

“Hapjen e ekonomisë dhe heqjen e kufizimeve ta bëjmë në katër faza., nga 4 maj, deri më 18 maj, ku gjatë kësaj periudhe, do të zgjatet edhe orari i lëvizjes do të jetë nga 3 orë, në dy orare të ndryshme. Do të hapet ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve pjesërisht, tregtia me pakicë pjesërisht. Duhet ta kemi parasysh nga faza e parë në të dytën dhe kthimi potencial nga e dyta në të parën varet nga qytetarët. Nëse relaksohemi dhe infektimet fillojnë me shpejtësi, atëherë do të na duhet të kthehemi prapa”, tha Vitia.

Komento: