Vitia: Ngushëllime për vdekje*n e Prof. Dr. Dalip Limanit, emër i shquar në mjekësinë tonë

15:40 | 11 Shtator 2024
vitia:-ngushellime-per-vdekje*n-e-prof-dr.-dalip-limanit,-emer-i-shquar-ne-mjekesine-tone

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Dalip Limanit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se i ndjeri ka qenë një emër i shquar për mjekësinë e vendit.

“Prof. Dr. Dalip Limani do të mbahet mend për përkushtimin e tij të palodhur në fushën e mjekësisë dhe për ndikimin që pati si kirurg. Kontributi i tij i çmuar në shërbimin e pacientëve dhe edukimin e gjeneratave të reja është një trashëgimi e pashlyeshme”.

“Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin. U prehtë në paqe!”, ka thënë Vitia. /Klankosova.tv

Komento: