Vitia s’raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

11:10 | 27 Prill 2021

Ministri Vitia s’raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia për shkak të agjendës së ngarkuar nuk ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Këtë e ka bërë të ditur kryesuesja e komisionit Hykmete Bajrami, në fillim të mbledhjes.

“MSh është lajmëruar dhe ka kërkuar që për shkak të agjendës së ministrit të shëndetësisë kanë kërkuar që kjo pikë të shtyhet për një ditë tjetër”, ka deklaruar ajo.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet zbatimi rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”.

Komento: